Çmimet

Sa kushton një
faqe interneti?

Zgjidh paketën që i përshtatet faqes së biznesit tënd.

Shiko paketat

Pagesë një herë për dizajnin dhe zhvillimin.

Standard

€349pagesë një herë

Deri në 3 faqe

Për biznese që duan një prezantim profesional online.

Përfshin:

  • Dizajn modern, i përshtatur për çdo pajisje
  • Formular kontakti dhe WhatsApp
  • SEO bazë
  • Integrim me rrjetet sociale
  • 14 ditë mbështetje pas dorëzimit
Zgjidh Standard

Punë shtesë për faqen

Ke nevojë për më shumë faqe, një gjuhë tjetër apo diçka shtesë? Çmimin e saktë e miratojmë bashkë përpara se të fillojmë punën.

Faqe shtesë
€50–€80
Gjuhë shtesë
€80–€150
Integrim me sistem rezervimesh ekzistues
Nga €100
Animacione të avancuara
Nga €150
Përgatitje tekstesh
Nga €30/faqe
Raund shtesë rishikimesh
€40–€60

Integrimi i rezervimeve vlen për lidhjen me një shërbim ekzistues.

CMS dhe dyqane online

Shërbime me ofertë të veçantë nga paketat e faqeve web.

Menaxhim i përmbajtjes (CMS)

Çmimi sipas kërkesës

Ndrysho vetë tekstet dhe imazhet e faqes, pa u marrë me kodin.

Çfarë përfshin oferta
  • Përmbajtja dhe fushat e redaktueshme përcaktohen bashkë
  • Konfigurimi, publikimi dhe udhëzimi për përdorim
  • CMS ekzistues ose panel i përshtatur, sipas nevojave të projektit

Abonimet e platformës komunikohen në ofertë.

Kërko ofertë për CMS

Dyqane online

Çmimi sipas kërkesës

Shit produktet online dhe menaxho katalogun e porositë nga një panel.

Çfarë përfshin oferta
  • Katalogu i produkteve dhe variantet sipas kërkesave
  • Shporta, porositë, pagesat dhe dorëzimi sipas konfigurimit të miratuar
  • Administrimi i produkteve dhe porosive përfshihet në ofertën e dyqanit

Platformën, shtesat dhe tarifat e pagesave i përcaktojmë përpara fillimit të punës.

Kërko ofertë për dyqan

Custom Development

Ke një projekt më kompleks?

Kur ideja jote kërkon funksione të veçanta, e ndërtojmë zgjidhjen rreth mënyrës si punon biznesi yt.

Ofertë sipas projektit

Kërko një ofertë
  • Faqe web me kërkesa specifike
  • Aplikacione web të personalizuara
  • Platforma dhe portale online
  • Dashboard-e dhe sisteme menaxhimi
  • Integrime API
  • Automatizime dhe funksionalitete të avancuara
  • Mirëmbajtje sipas marrëveshjes

Hostim dhe mirëmbajtje

Plane vjetore opsionale për faqet prezantuese. Domaini paguhet veçmas; për platformat me kërkesa të tjera përgatisim një plan të përshtatur.

Shërbim vjetor opsional

Hosting & Essentials

€99/vit

Hostimi dhe kujdesi teknik bazë.

  • Hostimi i faqes
  • Certifikatë SSL
  • Kopje rezervë bazë
  • Mirëmbajtje teknike bazë
  • Monitorim i funksionimit

Shërbim vjetor opsional

Website Care

€249/vit

Përfshin Hosting & Essentials dhe:

  • Kontroll dhe mirëmbajtje periodike
  • Mbështetje teknike me prioritet
  • Deri në 1 orë përditësime të vogla përmbajtjeje në muaj

Pyetje për paketat

Si ta zgjedh paketën?

Standard i përshtatet një prezantimi të shkurtër të biznesit. Professional lë më shumë hapësirë për shërbimet, punët dhe përmbajtjen tënde. Nëse nuk je i sigurt, na trego çfarë do të prezantosh.

Çfarë llogaritet si faqe?

Një faqe ka adresën e vet, si Ballina, Shërbimet ose Kontakti. Seksionet brenda së njëjtës faqe nuk numërohen si faqe më vete.

Sa kohë merr projekti?

Varet nga kërkesat dhe materialet që ke gati. Afatin e përcaktojmë bashkë përpara se të fillojmë.

Kushtet e projektit dhe të çmimeve
  • Përmbajtjen, gjuhët, rishikimet dhe afatin i përcaktojmë në marrëveshje. Puna shtesë nis vetëm pas miratimit tënd.
  • Ti siguron logon, imazhet, tekstet dhe informacionin e biznesit, përveç rasteve kur na beson edhe përgatitjen e përmbajtjes.
  • Mbështetja pas dorëzimit mbulon korrigjime teknike të punës së dorëzuar. Funksionet e reja vlerësohen veçmas.
  • Kostot e shërbimeve të jashtme të nevojshme për projektin komunikohen përpara marrëveshjes.
  • Trajtimi i TVSH-së konfirmohet përpara marrëveshjes; nuk supozohet i përfshirë në çmimet e shfaqura.