Dizajn dhe zhvillim faqesh Tiranë, Shqipëri

Faqe që tëpërfaqësojnë.

Biznesi yt ka karakter. Edhe faqja duhet ta ketë. E ndërtojmë nga ideja deri te publikimi, me kujdes për çdo detaj.

Projektet

Dizajn dhe zhvillim për biznesin tënd.

Faqe Web

Dizajnojmë dhe zhvillojmë faqe web moderne, funksionale dhe të përshtatura për çdo pajisje.

Përgatit projektin për faqe web

Menaxhim i Përmbajtjes (CMS)

Mundësojmë përditësimin e teksteve, imazheve dhe përmbajtjes së faqes pa njohuri programimi.

Kërko ofertë për CMS

Dyqane online

Ndërtojmë dyqanin tënd online, me katalog produktesh, porosi dhe pagesa, si dhe panelin për t’i menaxhuar.

Kërko ofertë për dyqan

Aplikacione Web

Zhvillojmë platforma dhe aplikacione web të personalizuara për nevojat specifike të biznesit.

Përgatit projektin për aplikacion web

Custom Development

Më shumë se një faqe web.

Ke një ide që kërkon më shumë? Ndërtojmë mjetet që i duhen biznesit tënd për punën e përditshme.

Ofertë sipas projektit

Diskuto projektin tënd
  • Platforma web
  • Dashboard-e
  • Portale klientësh
  • Sisteme menaxhimi

Para dizajnit, flasim për biznesin.

Na trego si punon biznesi yt, çfarë do të prezantosh dhe çfarë kërkojnë klientët. Mbi këto vendosim si do të duket faqja dhe çfarë duhet të përfshijë.

Si do të punojmë bashkë

Bisedojmë për faqen që të duhet, përgatisim dizajnin dhe e zhvillojmë pasi ta miratosh. Para publikimit e kontrollojmë bashkë.

  1. Bisedojmë

    Flasim për biznesin, klientët dhe çfarë dëshiron të përfshish në faqe.

  2. Përgatisim dizajnin

    Organizojmë përmbajtjen dhe të tregojmë si mund të duket faqja. Ndryshimet i diskutojmë përpara zhvillimit.

  3. Ndërtojmë faqen

    E kthejmë dizajnin në faqe funksionale dhe kontrollojmë lidhjet, formularët dhe pamjen në pajisje të ndryshme.

  4. E publikojmë

    Pasi ta miratosh, e publikojmë në domainin tënd. Mbështetja teknike varet nga paketa ose marrëveshja e projektit.

Pyetje që mund të kesh

A duhet të kem njohuri teknike?

Jo. Nuk ke nevojë të merresh me kodin. Na trego çfarë kërkon dhe ne të shpjegojmë çfarë mund të bëjmë.

A mund të më kontaktojnë klientët në WhatsApp?

Po. Mund të vendosim një lidhje që hap WhatsApp-in, si dhe lidhjet e rrjeteve sociale ose numrin e telefonit.

A do të funksionojë faqja në telefon?

Po. E përshtatim faqen për telefon, tablet dhe kompjuter dhe e kontrollojmë në madhësi të ndryshme ekrani.

A mund të ndryshoj fotot dhe informacionet më vonë?

Po. Mund t’i bëjmë ne përditësimet, ose mund të zgjedhëshnjë panel për t’i menaxhuar vetë.

Përgatit
projektin tënd.

Shkruaj idenë

Na trego për biznesin dhe çfarë dëshiron të arrish me projektin.

Plotëso përmbledhjen dhe ruaje për më vonë. Ky formular nuk na dërgon mesazh.

Tiranë, Shqipëri

Përmbledhja do të shfaqet këtu.